Ish-ambasadori i Kosovës në Amerikë, Avni Spahiu, thotë se është inkurajues qëndrimi amerikan se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Kosova duhet të kuptojë se nuk është në gjendje të diktojë politikën e shteteve të fuqishme, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është kërkesë e vazhdueshme nga faktori ndërkombëtar, dhe është inkurajues fakti se ajo potencon se Asociacioni nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Të paktën kështu e sheh situatën diplomati Avni Spahiu. “Është me rëndësi që Shtetet e Bashkuara vazhdimisht përsërisin se ky asociacion nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë kompetencë ekzekutive, prandaj kjo është megjithatë inkurajuese dhe nuk rrezikon raportet me Amerikën, sepse SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri kryesor i Kosovës”, tha Spahiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …