Qeveria e Kosovës vazhdon të këmbëngul për të përfunduar regjistrimin e popullsisë edhe në pjesën veriore të vendit ku po kundprshtohet nga liderët e pakicës serbe. Procesi i regjistrimit të banorëve të pjesës veriore të vendit po kundërshtohet nga liderët e pakicës serbe që janë pjesë e kabinetit qeveritar të kryemistrit Isa Mustafa, nga kryetarët e komunave që udhëhiqen nga partia politika Lista Serbe, depuetetë të kësaj partie të Kuvendit të Kosovës dhe nga Qeveria e Serbisë. Megjithë këto kundërshtime, Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta përmbyllë procesin e regjistrimit të popullsisë edhe në pjesën veriore të vendit dhe se për këtë do të kërkojë ndihmë nga Brukseli
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …