Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është përfshirë në një debat parlamentar me deputetët e PDK-së, pasi kjo parti propozoi në seancën e sotme të Kuvendit një rezolutë për gjendjen në dikasterin me të cilin udhëheqë ajo, duke pretenduar se ajo “ka shënuar dështim dhe skandale të vazhdueshme gjatë këtij mandati qeverisës. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala foli për skandale dhe afera të shumta në këtë ministri, të cilat ministrja Rozeta Hajdari i quajti “informata gjysmake, të paplota”, me të cilat kjo parti, sipas saj është “duke krijuar shantazhe, shpifje dhe më shumë”. Deputeti Ferat Shala e pyeti ministren se “pse i ke shkarkuar 7 sekretarë?”. Ndërkohë ajo iu ka përgjigjur se janë më pak, janë ushtrues detyre. Unë jam ministre e përgjegjshme që kur bëhet një gabim ose nuk ka mundësi të menaxhojë, duhet të ndërrohet. Dhe s’ka asgjë personale me këta zyrtarë”, tha ministrja. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se “ministrja në një formë apo një tjetër i konfirmoi pretendimet tona për keqpërdorimet që kanë ndodh”. As edhe një sekondë nuk mund duhet të rrish në atë karrige ku je”, tha, Abelard Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …