Është arritur më në fund të furnizohet me ujë fshati Çubrel, pas një pune intensive njëvjeçare mes kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe menaxhmentit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Mitrovicë, për të zgjidhur problemin e kyçjes së stacionit të pompimit të ujit në fshatin Rakinicë, në rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Kryetari Nura, drejtori rajonal Bashkim Kurti, përgjegjësi i njësisë në Skenderaj, Ilaz Halili dhe anëtarja e Kuvendit Miradije Buliqi bashkë me banorët vendës të Çubrelit, kanë qenë të pranishëm në testimin e ujësjellësit në një shtëpi në këtë fshat, ndërsa është paralajmëruar bërja e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. IKSHP-ja më pas do të dal me njoftim zyrtar për rezultatin e analizave dhe me rekomandimet e nevojshme.