19 organizata joqeveritare dhe klube sportive, që veprojnë në komunën e Deçanit përfituan subvencionim nga Komuna

19 organizata joqeveritare dhe klube sportive, që veprojnë në komunën e Deçanit, sot përfituan subvencionim nga Komuna e Deçanit. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka bërë nënshkrimin e marrëveshjeve me përfaqësuesit e Klubeve Sportive dhe OJQ-të përfituese të thirrjes publike për subvencionim. Kryetari Ramosaj tha se, jemi të vendosur që rinisë, sportit dhe kulturës t’ia japim përkrahjen e merituar për t’i mbështetur projektet e tyre në fusha të ndryshme. Shpresoj që mbështetja jonë të kthehet në rezultate pozitive për komunën dhe qytetarët. Suksese të gjitha organizatave në synimet e tyre!

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …