Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit. Për pjesën që përfshin thuajse gjysmën e vendit, do të ketë vetëm zgjerim rrugësh. Ai tha se janë duke punuar intensivisht, ndërsa sërish shfrytëzoi rastin të gjejë arsye te mungesat e problemet e vitit paraprak. Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës. Nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës”, tha Liburn Aliu. Ndërtimi i autostradës së Dukagjinit ka qenë projekt i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …