Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK-ja është e gatshme ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës rreth dialogut me Serbinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se partia e tij është e gatshme ta ndihmojë Qeverinë rreth dialogut me Serbi, por kjo s’po ndodh pasi sipas tij, kryeministri Albin Kurti, s’po i takon partitë para takimeve me palën serbe. Sipas tij partitë opozitare janë takuar me Kurtin në tri takime, por këto kanë ndodhur vetëm kur kanë mbaruar “takimet e rëndësishme në Bruksel”.  “I kemi pasur tri takime. Kurti na ka ftuar kur janë përfunduar takimet e rëndësishme, ai të fton të tregojë çka ka ndodhur. Praktika ka qenë në situata të tilla, palët ftohen të diskutojnë çka po ndodh. A mund të të japin diçka më vete, në situatë te ne ka ndodhur pasi janë mbajtur takimet”, deklaroi Haziri. Sipas zyrtarit të partisë opozitare, Kosova i ka dhënë shumë të drejta komunitetit serb, por ai tha se pushteti qendror, pjesëmarrja në administratë dhe pushteti lokal janë tri kryesoret. Haziri foli edhe për modelet e Asociacionit që janë prezantuar deri më tani. Ai tha se modeli kroat i “vetëmenaxhimit” të serbëve nuk është i aplikueshëm për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …