Ambasadat e Ukrainës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, kanë kritikuar pjesëmarrjen e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandër Vulin, në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë. Ambasada e Ukrainës, ka thënë në një përgjigje për “Radion Evropa e Lirë” se, Serbia dhe Ukraina synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, dhe se, në këtë kontekst, Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ne llogarisim në faktin se vendi kandidat për anëtarësim në BE do t’i bashkohet politikës së përbashkët evropiane ndaj shtetit agresor, Federatës Ruse”, ka thënë Ambasada e Ukrainës. Ndërkohë, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë në një deklaratë me shkrim për “Radion Evropa e Lirë” se, “askush nuk duhet t’i japë legjitimitet veprimit rus, duke bashkëpunuar me Kremlinin, sikur gjithçka është në rregull”. “Agresioni i Rusisë kundër fqinjit të saj paqësor, Ukrainës, është i paligjshëm dhe i paarsyeshëm. Vladimir Putin filloi këtë luftë brutale, ka saktësuar ambasadori Hill.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …