Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë përqendruar në katër komunat me shumicë serbe në veriun e vendit. Po ashtu bëhet me dije se një grup i qytetarëve serbë janë mbledhur para komunave Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, të cilët kanë bllokuar hyrjet. Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Raportohet se serbët në Zubin Potok janë mbledhur për të ndaluar kryetarin Izmir Zeqiri për të hyrë në objektin e komunës. Po ashtu burime nga terreni bëjnë të ditur se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit ku janë të vendosura objekti i komunës dhe stacioni policor. Serbët kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë kryetarët shqiptarë të hyjnë në zyrat e komunave, edhe pse ata janë zgjedhur ligjërisht dhe zyrtarisht.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …