Banorët e Veriut ua pamundësuan hyrjen kryetarëve shqiptarë në zyrat e komunave me shumicë serbe

Serbët e veriut  ua pamundësuan hyrjen në zyra kryetarëve shqiptarë në zyrat e komunave. Para objekteve komunale të komunave të veriut janë mbledhur qindra qytetarë serbë për të penguar nisjen e punës së kryetarëve të rinj të zgjedhur. Në Zveçan është tensionuar situata. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar duke thënë se është obligim i institucioneve qendrore që t’ua mundësojnë kryetarëve të rinj të katër komunave veriore, që të kryejnë detyrat e tyre. Dje u betuan edhe kryetarët e komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Për ta sot është dita e parë e punës. Punë dhe shërbim të cilin duhet ta kryejnë nga zyrat e komunave bashkë me shërbyesit civilë”, ka shkruar Elbert  Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …