Bashkimi Evropian: I dënojmë ashpër përleshjet mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, serbë lokalë të veriut

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me tensionet në Veriun e Kosovës, duke i dënuar ashpër përleshjet e sotme mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, serbë vendorë. BE-ja tregon se kryetarët e sapozgjedhur të komunave veriore kishin bërë përpjekje për të hyrë në objektet e komunave. Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore, thuhet në reagim. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shafitur  situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet. BE-ja,  vazhdimisht ka deklaruar se zgjedhjet e fundit, të pjesshme në veri të Kosovës, nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën ndërmjetësimin e BE-së”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …