Javë e vlerësimeve pozitive për komunën e Skenderajt

Pas publikimit të raportit vjetor nga ana e KDI-së, ditë më parë, ku Komunën e Skenderajt e rendit në vendin e parë sa i përket transparencës, Komuna merr edhe një vlerësim tjetër pozitiv. Është Zyra e Kombëtare e Auditimit, e cila vlerëson se Komuna e Skenderajt përgjithësisht ka një vlerësim të lartë sa i përket auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2022. Raporti i ZKA-së, i publikuar edhe në faqen zyrtare të auditorit, ka rezultuar me 7 rekomandime kryesisht teknike që duhet të adresohen nga Ekzekutivi, derisa në vitin 2021 Zyra Kombëtare e Auditorit kishte nxjerr 11 rekomandime në çështje të theksuara të pasqyrave financiare. Në këtë kuadër, qeverisja aktuale ka arrit të përmirësojë menaxhimin e financave publike, duke zgjidhur edhe problemet që auditori kishte evidentuar në vitin 2021, si dhe të zvogëlojë numrin e rekomdanimeve për adresim nga 11 (viti 2021) në 7 (viti 2022). Opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare vjetore. Ne i kemi audituar pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Skënderajt (SK), të cilat përmbajnë pasqyrën e pranimeve dhe pagesave në para të gatshme, raportin e ekzekutimit të buxhetit si dhe shënimet shpjeguese për pasqyrat financiare, përfshirë përmbledhjen e politikave të rëndësishme të kontabilitetit dhe raportet tjera², për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2022. Sipas opinionit tonë, Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Skenderajt, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …