Pesë fshatra të komunës së Vitisë hyjnë nën menaxhimin e kompanisë së ujërave “Hidromorava”

Është nënshkruar marrëveshja e përbashkët për menaxhimin dhe mirëmbajtjen  e sistemit të ujësjellësit për pesë fshatra të komunë së Vitisë. Këtë marrëveshje e nënshkruan Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë dhe Ymer Salihu kryeshef ekzekutiv i Kompanisë “Hidromorava”. Në bazë të kësaj marrëveshje, fshatrat Sadovinë e Jerlive, Sadovinë e Çerkezëve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme dhe Tërsteniku, kalojnë nën menaxhimin e kompanisë “Hidromorava”. Kryetari Haliti, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e këshillave të këtyre fshatrave, u shpreh se mbikëqyrja e rrjeteve të ujësjellësit do të jetë më e sigurt, si në kontrollimin e ujit në aspektin e cilësisë dhe pastërtisë, po ashtu edhe në evitimin e defekteve dhe problemeve që mund të shkaktohen. Ai gjithashtu ka falënderuar menaxhmentin e Kompanisë së ujërave “Hidromorava”, e posaçërisht kryetarët e këshillave të fshatrave, që kanë qenë ekspeditiv dhe të përkushtuar për të ardhur deri tek kjo marrëveshje që sot e nënshkruan. Në takim u shqyrtua edhe mundësia për inicimin e procedurave ligjore për vazhdimin e përfshirjes për hyrje nën menaxhim të kompanisë “Hidromorava” edhe të fshatrave Zhiti, mandej Stubëll, Vërban, Goshicë, Skifteraj etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …