Institucionet kulturore, objektet e trashëgimisë kulturore dhe objektet fetare në Ferizaj u vizituan nga Kryetari i Cedar Falls, Robert Green

Vizitën e tij në Ferizaj, Kryetari i Cedar Falls në IOWA/ShBA e vijoi edhe në institucione të kulturës, objekte fetare dhe objekte të trashëgimisë kulturore. Ishte fenomeni i Bifurkacionit të lumit Neredime, Mulliri i Nikës, Pika VI e luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Parkun Memorial në Jezerc, Biblioteka “Sadik Tafarshiku”, Teatri “Adriana”, Muzeu, Xhamia e Madhe dhe Kisha Ortodokse, institucionet që u vizituan nga Kryetari Green, i cili shoqërohej edhe drejtorët komunal Xhemile Shabani dhe Arbër Bytyqi, me ç’rast mysafiri u informua mbi historikun e këtyre objekteve, trashëgiminë kulturore, pikat me potencial turistik e funksionimin e tyre në kuadër të jetës kulturore ferizajase.

May be an image of 7 people

May be an image of 5 people and text

May be an image of 4 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …