Shkak për këtë shkrim u bë një postim i “Ministres së Punëve të Kota” për mardhënie me Kuvendin z. elegante E. Spiropali e cila shkruan si më poshtë: Hedhja në erë me dinamit e kishave dhe e xhamive, përdhosja e vendeve të Kultit në përgjithësi, burgosja dhe pushkatimi i klerikëve, e shumë krime të tjera, janë nga tmerret dhe turpet historike më të rënda që na kanë ndodhur në të kaluarën diktatoriale komuniste”. Pa u futur në rolin reaksionar të fesë dua ta bëj me dije zonjën në fjalë, se feja historikisht ka qenë dhe është përdorur prej kastave drejtuese si një instrument për të nënshtruar dhe mbajtur nën sundim e të përkulur shtresat e gjera popullore në të katër anët e globit nëpërmjet një ideologjie” të sheqerosur” që të dukej sa më e ëmbël dhe e pranueshme në popull. Sigurisht, që qendrat e mëdha të obskurantizmit në shumë raste janë përdorur dhe për tu paraprirë, apo dhe tej zgjatur sundimin e pushtuesve. Kështu kanë bërë turqit teksa na kultivuan “myslimanizmin”, grekët dhe sllavet fqinjë duke predikuar “ortodoksinë” si dhe me anë të Papës së“krishtërimit” romakët e deri te Musolini i cili na pushtoi e që papa Piu i Xll bekoi të gjitha bajonetat fashiste e naziste.
Me kalimin e dekadave e sidomos mbas luftës së dyte botërore besimi fetar ka rënë shumë. Italia psh ku është dhe qendra e Vatikanit aktualisht nga 90 % që ishin besimtare, kjo shifër ka shkuar 50% me 50%. Vende te tilla si Suedia, Çekia, Norvegjia, vendet pri baltike Lituani, Letoni, Estoni, vende si Belgjika Gjermania Spanja etj janë dhe radhiten si vendet që mbizotëron “ateizmi”pra besojnë më pak se 50% .Te rinjtë e sotëm nuk janë si cupërlina Elizë e cila ka veshur tonakën ( veladonin) duket sikur sapo ka hequr shpërgenjtë e bebes, nga që e tregon veten aq të pa ditur në këtë fushë saqë të le me gojë hapur. Të mos e dijë Spiropali se feja jo vetëm ka luajtur një rol reaksionar duke predikuar shpirtin e një bote te pashpirt e që në rastin konkret ajo u ka paraprirë gjithë pushtimeve në vendin tonë?! Nuk e di zonja e përkëdhelur e ministrive se klerikë të tillë si V.Prenushi, P. A.Harapi. Gj.Shllaku L. Shantoja, Gj.Fishta i thurnin himne e ditirambe fashizmit dhe Duçes duke propaganduar me artikujt e tyre se Italia kish ardhur jo si pushtuese, por me qëllime fisnike dhe se Shqiperia nuk e kishte humbur pavarësinë por sapo e kishte fituar atë dhe se ushtarët e Mussolinit si stërnipër të romakëve ashtu si të parët e tyre kishin ardhë për ta mbrojtur Shqipërinë nga rreziku greko- sllav ( ortodoks)?! Elizë! Ja se çfarë shkruan Dom Shllaku: Dy herë populli shqiptar shkëlqeu në të tana virtytet e veta, e dy herë ai shkëlqeu në dritën e Romës perandorake… Sod, mbas qindra vjetësh, kombi shqiptar po kthehet prap në at’ ditë, po kthehet në dritën e Romës nën shenjat e Liktorit, nën kunorën e mbretit tonë të dashun Viktor Emanuelit të IIl, nën drejtimin e Duces. Ky popull e di, tek e mbramja, se, tue u bashkue me Italinë fashiste, në kuadrin e perandorisë së Romës, ai, e Shqipnia me të, nuk ka humbë kurrgja, por ka fitue gjithçka”….“Shqypja shqyptare, e pështetun mbi krahët e Shqypeve të Romës, në nji kohë t’ardhshme e jot ë largët, ka me kapë naltsit ma t’eprat e qytetnis. Per tash’I herë të lusim Zotin qi të na librojë “a peste, fame et bello!”” (Titullii kryeartikullit: orgjinal “
Pa më thuaj Elizë këta që flisnin kështu a mund të ishin për lirinë e popullit shqiptar pjese e të cilit kemi qenë si ne, ashtu dhe familja jote, prindërit dhe gjyshërit e tu, pra në kundërshtim me politikën e mikpritjes fashiste, që bëri kleri në përgjithësi dhe ai katolik në veçanti ? Por ja ç’ti bësh pulsit dhe vet dijes kombëtare që kundërshtim me idetë e tua u lidhen me lëvizjen Nac- Çl dhe PKSH-në! Apo mos vallë zotërote more zemër nga kryeballisti Ramë i cili në Romë vitin e shkuar përpara bijve të ish fashisteve si një “SS” ( super servil) duke u zgërdhirë do të deklaronte: E c’farë pushtimi na kanë bo ne Italia ?! Por le të ecim më tej. Papa i Romës Piu ne mars të vitit 1942 duke e parë hovin e lëvizjes Nac- Çl të popullit shqiptar do u dërgonte një qarkore( ose encikël në gjuhen latine) gjithë klerit pro fashist me këtë përmbajtje”…që të forcohej puna, të mobilizohej i gjithë kleri katolik dhe besimtaret e tij e të bënin çmos për të penguar ndikimin e PKSh dhe luftën Nac- Cl. E dini ju zonjëza Elizë se Gj. Fishta dhe pse një poet i madh u lidh ngushte me fashizmin ? E di ti që ai kishte korrespondencë te rregullt me Mussolinin madje dhe është dekoruar prej tyre, teksa ne ditën e pushtimit Mujo Ulqinaku në Durrës, Hamit Vashko ne Vlorë – e Mitro Dhimertika në Sarande pikërisht atje ku u dhe zbarkuan hapën zjarr kundër pushtimit fashist dhe me gjakun e tyre kuqëzuan më shumë flamurin tonë atë flamur që ti përpara tij ulesh në gjunjë hipokrite ? E di ti se mbas çlirimit një nder bashke punëtoret e ngushte te diversantëve në vrasjet që organizuan ata ndaj përçuesit të dritës si Ndrec Ndue Gjoka, apo dhe cucave heroina të Malsisë u bë pikërisht nga kleri katolik shqiptar, që ishte dhe një ndër bashkë kriminelët e organizimit të “Kryengritjes së Postribës”? Dhe kjo moj”motra e veladonit” katolik ,apo françeskian e ka zanafillën pak më hershëm nga ku.
”Në fillim të vitit 1944, patër Anton Harapi, anëtari regjencës, së bashku me Gaspër Thaçin, Leon Negris, hafiz Ali Tarin, Mark Gjon Markajn e të tjerë, vendosën që të bënin një mbledhje me krerët e organizatave reaksionare të qarkut të Shkodrës, që t’i bindnin ata për formimin e një besëlidhjeje për të gjithë Shkodrën,.teksa Pashko Vasa i shkretë u lajthit duke thënë: I linimënjanë kisha e xhamia se feja e shqiptarit është Shqipëria !E shikon Elizë, se nën veladon ata priftërinjtë, na paskëshin helmin ashtu sikurse e kishte dikur dhe patriarkana greke që jo vetëm se na mallkoi gjuhën e alfabetin, por dhe na helmuan e vranë mësuesit tanë të shqipes si P. Luarasin, P. Sotirin. K Negovanin e që tani, ju me Janullatosin hidhni valle kapur dorë për dore kockat e të ashtuquajturve ushtarë të vorio epirit që u kini ngritur përmendore në tokën tonë si një mesazh dërguar megallidhese, se jugu i takon Greqisë e teksa nga frika se zemërohet megagreku nuk guxoni dot të ngrini memorial për masakrën e Hormovës?
E shikon Elizë, pse dhe Bejleri paska shumë të drejtë që sillet si një “ Hellas efendiko” në Himarën shqiptare?! Së fundi e kupton se shkaktarë të shëmbies së kulteve fetare, nuk ishte Partia komuniste, por ish vet veprimtaria e tyre reaksionare ? Qysh mbas lufte e deri ne vitet 60- te (kur ti nuk ishe as embrion, madje as nocion te prindërit e tu) xhamitë e humben funksionin e tyre, sepse nuk kishte më shkolla qysh mbas vitit 1944, paçka se hoxhallarët vetëm recitonin përmendesh citate të kuranit që s’e kuptonin as vet gjuhen arabe nga që nuk dinin, pra nuk kishim më institucione që të përgatitnin hoxhallarë po kështu dhe për priftërinj ortodoks, teksa më me shkollë dhe që përgatiteshin kishim klerikët e krishterë, madje ata ishin edhe më të organizuar. Shqipëria dihet, se dhe ne vitet e para (pas çlirimit) ishte një vend i prapambetur ngaqë e trashëguam këtë nga e kaluara dhe po te them se ai fenomen që po ngjet sot ne Evropë për rënien e influencës fetare në masa, në vendin tonë të paktën filloi qysh mbas viteve 50-te te shekullit të kaluar. Me kalimin e viteve dhe pse disa festa tradicionalisht i festonim ( krishtëlindjet, pashkët bajramin etj) ato më shumë ishin festive për t’ia shtruar një herë në vit. Pse ti me të vërtetë do e besoje priftin kur thotë: Elizzëëëë shikoje e shikon që Krishti u ngjall ?! Jam i sigurt se do rrije serioze, por ama do qeshje brenda shpirtit tënd. Komunizmin le ta kesh inat…ama hakën mos ja ha sepse mbi themelet e kishave dhe xhamive ne ngritëm qindra e qindra shkolla, teknikume lice për artin e kulturën universitete dhe e bëmë të gjithë shoqërinë të dituretj etj, teksa në kohen kur mblidheshin katolikët , jezuitët hoxhallarët ortodoksët e franceskanët.(1944-46 ). 93% e popullit ishin analfabetë. Bëmë një popull të arsimuar aq sa dhe mbas viteve 90-te kur Evropa priti emigrantet shqiptare ata ngelen te habitur nga kultura shkalla e dijeve dhe edukata jonë. Këtu po e përfundoj Elizë, sepse me duhet të dëgjoj muzikën e Bethovenit.: ”Fur Elizë” (Për Elizën…) .Veçse ajo ish një Elizë e mirë ndaj ka 3 shekuj që e dëgjon gjithë bota…teksa ty të dëgjon vetëm reaksioni)