Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, konsideron se formimi i Fondit Sovran do të jetë projekt i dështuar dhe barrë shtesë për Qeverinë e Kosovës. Rukiqi tha se nuk e sheh si zgjidhje për ekonominë vendëse Fondin Sovran, dhe si e tillë nuk është dashur që të formohet. Sipas tij, Fondi sovran është për vendet të zhvilluara e që kanë suficit tregtar dhe jo për Kosovën. “Këtë e ka proklamuar si projektin më madhor të ekonomisë. Ne do të jemi dëshmitarë, do të flasim edhe pas shumë vitesh. Ky do të jetë dështimi më madhor i ndonjë qeverie. Sepse nuk është zgjidhja e ekonomisë së Kosovës fondet sovrane, koncentrimi i shtetit në kompanitë të cilat kanë nevojë për kapital por jo përmes koncentrimit të tyre në fondet e tilla, shto aty që fonde të tilla apo një prezencë e publikes në një instrument kaq të madh, e shton hapësirën për keqpërdorime, por përveç kësaj nuk është model fondi sovran për Kosovën”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …