Neve, një populli gjatë të robëruar, nëpër periudha të ndryshme historike na u kanë përsëritur dështimet shpesh. Që nga Lufta e Dytë Botërore, cila do klasë politike shqiptare që arriti një pozitë në pushtet, e sakrifikoj rininë shqiptare dhe i ndrydhi idealet e saj kombëtare, për tu kënaqur me një kafshatë të vogël. Më 1912 në Shqipërinë Londineze u kënaq më me pak se gjysmen e territorit, më 1968 në Kosovë u kënaq me lejimin e përdorimit të flamurit, me 1981 u kënaq me ruajtjen e autonomisë dhe më 2008 me një pavarësi të kushtëzuar, në Iliridë më një marrëveshje e cila mbeti në letër, në Kosovën Lindore me një deputet në parlamentin e Serbisë, ndërsa në Malësi e Çamëri me heqje dorë nga populli dhe toka e vet.
Evolucionet ndodhin.Robëritë sado të gjata një ditë marrin fund.
Por ndërgjegja historike kërkon shpagim. A duhet tu themi gjeneratave të reja se nuk kemi ditur t’i trajtonim drejtë idealet e dëshmorëve, se nuk kemi pasur mundësi të bënim më shumë për Atdhe?!
Cila ide tjetër përveç komunizmit, cila ide tjetër përveç europianizmit ka mbetur e papërqafuar nga shqiptarët si bumerang për vetvetën? Prandaj realizimi më i mirë i idealeve të dëshmorëve është BASHKIMI KOMBETAR. Pra se pari rroftë Shqipnija pastaj dhe miqtë e saj.
Nexhmi Lajçi