Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë bashkë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku është marrë vendim që Forcat e Armatosura serbe të mbetën në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake. Kjo situatë do të mbetet deri në një njoftim të dytë, ka bërë të ditur zyra e kryetarit Vuçiq, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në njoftim thuhet se KFOR-inuk e ka kryer punën e vet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike nga Kumanova. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje përmbush funksionin dhe mandatin e tij, në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe mbron serbët në Kosovë, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …