Nënkëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në Besianë, nesër organizon manifestim me rastin e shënimit të ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 80 vjetorit të lindjes së Nderit të Kombit, Adem Demaçi që njëkohësisht është kryetar nderi i KMDLNj –së. Manifestimi mbahet me moton: “Adem Demaçi , nga Rilindja kombëtare deri në përjetësi”. Manifestimi përbëhet nga pjesa shkencore, ku do të paraqitën kumtesat e Prof. Dr. Agim Vinca , Prof. Dr. Hakif Bajrami dhe pjesa artistike. Në emër të organizatorit, KMDLNj-së do të flasë prof. Fehmi Blakçori. Manifestimi mbahet nesër në Besianë, në sallën e kinemasë së qytetit dhe fillon në orën 18:00.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …