Turqia nesër do të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi asnjë kandidat nuk arriti pragun prej 50 për qind në raundin e parë të mbajtur më 14 maj, raporton Anadolu. Votimi do të fillojë të dielën në orën 8:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të përfundojë në orën 17:00. Më shumë se 60 milionë shtetas turq janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë 4,9 milionë votues për herë të parë. Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë rreth dy milionë vetë kanë votuar tashmë në misionet e huaja dhe portat doganore të Turqisë sipas të dhënave të së enjtes. Miliona votues shkuan në kutitë e votimit më 14 maj për të zgjedhur presidentin e vendit dhe anëtarët e parlamentit. Aleanca Popullore e Erdoğanit fitoi shumicën në parlamentin prej 600 anëtarësh, ndërsa gara presidenciale shkoi në raundin e dytë pasi asnjë kandidat nuk mori shumicën e thjeshtë, ose më shumë se 50 për qind të votave. Megjithatë, Erdoğan kryesonte me 49. 52 për qind. Në balotazh, Erdoğan do të përballet me Kemal Kılıçdaroğlun, kreun e Partisë Republikane Popullore dhe kandidatin e përbashkët të Aleancës Kombëtare, e cila përbëhet prej gjashtë partish opozitare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …