leoni

Manuel Sarrazin

Manuel Sarrazin: Nuk do të lejojmë që Marrëveshja e Ohrit të bie poshtë, për shkak të një budallallëku

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke folur nga baza e EULEX-it në Mitrovicë, ka thënë se dje kishte vendosur spontanisht të vinte në Kosovë, por ishte një ditë e keqe  për Kosovën dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajçak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi”, tha ai. Sarrazin tha se mesazhi i tij është që s’do të lejojnë që marrëveshja e Ohrit të bie poshtë, siç u shpreh ai, për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme”. Duhet ditur se çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet nuk mund të merren vendime të pamatura. Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e afron marrëveshja e Ohrit dhe dialogu që e afrojnë drejt BE-së”, saktësoi emisari gjerman,  Manuel  Sarrazin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …