leoni

Kurti

Kryeministri Kurti pretendon se ka përkrahjen ndërkombëtare për veprimet e ndërmarra në 4 komunat në veri

Ndonëse ka marr kritika të shumta nga bashkësia ndërkombëtare për hapat e ndërmarr në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës, kryeministri, Albin Kurti pretendon se ka përkrahjen ndërkombëtare për veprimet e ndërmarra në këto komuna. Ai ka deklaruar më tutje se Qeveria e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ka theksuar se puna po shkon mirë. “Sa i përket ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është që krejt çka kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës është të mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhje demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim feje, etnie e prejardhje. Dhe besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë…E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, tha Kurti për RTV Dukagjinin para një takimi me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe kryetarin e Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …