Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka kërkuar maturi të të gjitha palëve në pjesën veriore të Kosovës. Gjatë intervistës për Dojçe Velle, ai ka bërë thirrje për veprime të matura dhe shmangies së përshkallëzimit të situatës. “Do t’i bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur në mënyrë të qetë për të shmangur çdo kërcënim të dhunës dhe për të deskaluar situatën që fatkeqësisht dje doli jashtë kontrollit”, ka thënë shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. Duke folur për zgjedhjet e zhvilluara kohë më parë në katër komunat veriore të Kosovës, ai ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit, megjithëse u zhvilluan qetë, nuk përbëjnë zgjidhje afatgjate.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …