Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka tërhequr vërejtjen se Formimi i Fondit Sovran do të jetë projekt i dështuar dhe barrë shtesë për Qeverinë e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se Fondi sovran është për vendet të zhvilluara e që kanë suficit tregtar dhe jo për Kosovën. “Ne do të jemi dëshmitarë, do të flasim edhe pas shumë vitesh. Ky do të jetë dështimi më madhor i ndonjë qeverie. Sepse nuk është zgjidhja e ekonomisë së Kosovës fondet sovrane, koncentrimi i shtetit në kompanitë të cilat kanë nevojë për kapital por jo përmes koncentrimit të tyre në fondet e tilla. Fondi Sovran është për vendet të cilat kanë suficit tregtar, kanë rezerva. Kosova është rekord për nga ana e deficit tregtar, dhe nuk mund të prodhojë një ekonomi e tillë një fond të qëndrueshëm sovran” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, eksperti i ekonomisë, Berat Rukiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …