Ukraina ka njoftuar se kryeqendra e saj – Kijevi është përballur me sulmin më të madh të deritashëm me dron nga Rusia. Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko është cituar të ketë deklaruar se Rusia ka përdorur dronët e prodhimit iranian, Shahed për të kryer sulmet në Kiev, 40 prej të cilëve janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes së Rusisë. “Sot armiku vendosi të ‘uronte’ popullin e Kievit për Ditën e Kievit me ndihmën e dronëve të tij vdekjeprurës. Sulmi u krye përmes disa valëve dhe sirenat e alarmit zgjatën mbi pesë orë”, ka shkruar kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko. Ndërkohë, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar se pjesët e dronëve të shkatërruar nga mbrojtja ajrore ranë mbi një depo trekatëshe, duke shkaktuar zjarr dhe duke shkatërruar mbi 1 mijë metër katror të kësaj ndërtese.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …