Kongresisti amerikan, Richie Torres ka kritikuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Blinken për qëndrimin tij për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës. Kongresisti, Richie Torres ka shkruar se Kosova është aleat i palëkundur dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin shtete për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që pranoi. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar Kongresisti amerikan, Richie Torres, duke rishpërndarë deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken për qëndrimin tij për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …