leoni

Lavdi dhe nderim për jetë e mot dëshmorëve të atdheut që ranë heroikisht në Betejën e “Mileskës”, me 28 maj 1999

Në fundin e majit të viteve 1998-1999, ranë për të mos vdekur kurrë luftëtarë të zotë, themeluesit e celulave të para të UÇK-së, bashkëluftëtarët që mobilizuan, zhvilluan, fuqizuan dhe bënë shumë për suksesin e luftës tonë çlirimtare. Me 28 maj 1999 ranë: komandant Mensur Zyberaj – 500-shi, luftëtarët shembullorë që nderuan armët e tyre për liri, Habib Gashi nga Nagaci, Ismail Gashi nga Krusha e Madhe, Bedri Berisha nga Volljaka e Klinës, Nazmi Hasani e Kurtish Hasani nga Randobrava e Prizrenit. Në këtë pllakë mermeri janë edhe emrat e luftëtarëve, dëshmorëve të lirisë, Rifat Dinës nga Celina dhe Çaush Berishës nga Brestoci. Është fakt më se i njohur se Krusha e Madhe, Nagaci, Drenoci, Rahoveci, çdo vendbanim i kësaj zone dhe tërë Anadrinia, luajtën rol të jashtëzakoshëm në luftën për liri. “Jemi vrarë e jemi burgosur, na kanë përzënë e kanë planifikuar ta lënë këtë tokë pa shqiptarë, por nuk kanë arritur kurrë, sepse në dhimbjet e mëdha kemi gjetur forcën për t’u rilindur e luftën s’e kemi ndalur. Kjo tokë u la me gjak, me gjakun e kuq të trimave që as nuk qahen e as nuk vajtohen, për veprën e cila jeton e gjallë midis nesh, ashtu si do të rrojë përjetë vepra e tyre luftarake dhe liridashëse.”- u shpreh Kryetari Smajl Latifi.

May be an image of 11 people, military uniform and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …