Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të mos marrë masa të reja për të hyrë me forcë në objektet e katër komunave në pjesën veriore të vendit tonë. Në deklaratën e tyre të përbashkët thuhet se veprimet reja unilaterale do të kenë ndikim negativ në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe Bashkimin Evropian. “Ne përsërisim deklaratën tonë të 26 majit që dënon vendimin e Kosovës për të hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme për përmbajtje. Në këtë kontekst, Kuinti dhe BE-ja presin që autoritetet e Qeverisë së Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrje me forcë në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Kryetarët e zgjedhur duhet gjithashtu të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të demonstruar përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre për të përfaqësuar dhe shërbyer të gjithë anëtarët e komuniteteve të tyre” thuhet në mes tjerash deklaratën nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …