Forca të shumta të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë mëngjes janë stacionuar përpara objekteve komunale në veri të vendit. Prezenca e tyre është rritur në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicën verore, ku siç shkruan Kossev janë vendosur 7 njësite këtë mëngjes. Gjithashtu thuhet se janë vendosur para objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore. Në hyrje të ndërtesës është duke qëndruar edhe Policia e Kosovës. Ndërkohë që serbët lokalë janë mbledhur këtë mëngjes përpara objekteve në Lepsoavic dhe Zvecan. Edhe në Komunën e Zvecanit gjitahshtu janë stacionuar një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Ata janë stacionuar në afërsi të Kishës, rrugës që çon drejt objektit të Komunës, por edhe përpara shkollës së mesme, e cila nuk është shumë larg shkollës fillore.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …