Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela ka përkujtuar se qytetarët shqiptar të pjesës veriore të vendit ende nuk po gëzojnë të drejtën universale për pronën private. Ai ka kërkuar që kryeministri i vendit, Isa Mustafa ta kryej detyrimin kushtetues që ka dhe të angazhohet për këta qytetarë, në mënyrë që e drejta të vihet në vend. Nëse e drejta në pronë është një e drejtë universale, e sanksionuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 46, ku thuhet se e drejta e pronës është e garantuar, pse institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë dhe nuk po ndërmarrin asgjë serioze, në mënyrë që qytetarëve shqiptarë të dëbuar me dhunë nga pronat e veta në pjesën veriore të Mitrovicës t’iu lejohet kthimi në pronat e veta dhe t’iu krijohet siguri për banim e jetë të rehatshme?, ka pyetur deputeti I Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …