Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se bashkësia ndërkombëtare është “thellësisht e shqetësuar” për situatën në veri të Kosovës. Pas takimit që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai tha për mediat se ka ndarë shqetësimin për mundësinë e më tejshme të dhunës dhe nevojën për ta shtendosur situatën”. Ai u takua me krerët e Zubin Potokut dhe Zveçanit. I pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog. Hovenier ka rikonfirmuar me këtë rast nuk është mister që Qeveria amerikane dhe qeveritë e pesë vendeve të QUINT-it së bashku e kanë thënë se është e rëndësishme të shmangen rrethanat kur zyrtarët publikë hyjnë me dhunë në ndërtesat publike. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë, prandaj biseda jonë me kryetarët ishte se si ata mund të përmbushin detyrat e tyre për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, siç pritet nga ta dhe siç ne duam që ata të veprojnë, por në një mënyrë që tregon se ata janë të përkushtuar për të qenë përgjegjës për të gjithë qytetarët, që për ne tani nënkupton mos-hyrjen në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”, tha Hovenier. Në takimin me ambasadorin amerikan morën pjesë vetëm kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, nga radhët e PDK-së. Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë. Ambasadori Hovenier tha se të dyve ua kishte dërguar ftesat për takim, por ata nuk iu përgjigjen.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …