Vendet e Quintit

Vendet e QUINT-it dhe Zyra e BE-së kërkojnë vetëpërmbajtje e mos-hyrje me forcë në objektet e komunave të veriut të Kosovës

Ambasadat e Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe  Zyra e Bashkimit Evropian kanë lëshuar një deklaratë në lidhje me vendimin e Kosovës për hyrje me forcë në ndërtesat komunale në veri të vendit, duke shprehur keqardhje për këtë veprim dhe duke thirrur në përmbajtje. Në deklaratë, ambasadat dhe zyra e BE-së theksojnë se është e rëndësishme që autoritetet e Qeverisë së Kosovës të mos marrin masa të reja për të hyrje me forcë në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Këto shtete gjithashtu inkurajojnë kryetarët e zgjedhur të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime për të përfaqësuar dhe shërbyer të gjithë anëtarët e komuniteteve të tyre. Në të njëjtën kohë, ambasadat dhe zyra e BE-së bëjnë të qartë se janë kundër kërcënimeve ose veprimeve të tjera që mund të rrezikojnë një mjedis të sigurt, duke përfshirë lirinë e lëvizjes, dhe që mund të shkaktojnë tensione ose konflikte. Ata shprehin shqetësim të veçantë për sigurinë dhe mirëqenien e civilëve, policëve, pjesëtarëve  të EULEX-it dhe të KFOR-it. Ambasadat theksojnë se Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe pranimit në BE. Ata i kujtojnë palët që të punojnë së bashku në hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shkurt dhe mars të këtij viti, duke përfshirë edhe krijimin e Asociacionit, dhe të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë në takimet e ardhshme të Dialogut, thuhet mes tjerash në deklaratën e vendeve të QUINT-it.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …