leoni

Lugina e Diellit

AAK: Ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit” në pjesën veriore është kolonizim i tretë i Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për ndërtimin e lagjes “Lugina Diellit” në pjesën veriore të vendit ku do të ndërtohen 300 shtëpi në të cilat do të vendosen banor serb. Nëpërmjet një komunikate për medie, AAK ka përkujtuar se Qeveria e Kosovës e ka për obligim kushtetues ta mbrojë vendin nga ndërhyrjet e jashtme dhe nëse nuk ka fuqi ta bëjë një gjë të tillë, ajo duhet që urgjentisht të tërhiqet nga detyra, të cilën s’po mund ta realizojë. Asnjë qeveri nuk mund ta shndërrojë Serbinë në hisedar të Kosovës, dhe mosreagimi i qeverisë dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës, është i barabartë me tradhti kombëtare. Aq më tepër vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, në një situatë të tillë, kur Serbia nuk e përfill as shtetin as Qeverinë e Prishtinës, s’ka më asnjë kuptim. Kjo që po ndodhë sot në Zveçan, është rikthim klasik i Serbisë në Kosovë!, thuhet në mes tjerash në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Deputetja, Hykmete Bajrami, kritikon ministrin e financave për rritjen e pagave në sektorin publik

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Murati, …