U mbajt Mbledhja e V-të e KPF-së në Deçan. Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtarë të tjerë.
Në mbledhjen e sotme u diskutuan për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore;
-
Shqyrtimi i Strategjisë për zhvillim ekonomik të Komunës së Deçanit 2023-2027;
-
Shqyrtimi i Listës së aseteve komunale;
-
Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Pavarur të NPL “Higjiena” Sh.A;
-
Shqyrtimi i kërkesës së OLV të UÇK-së
dega në Deçan, për emërimin e Qendrës Rionore në Deçan me emrin e veprimtares Fetnete Maxhun Ramosaj;
-
Shqyrtimi i kërkesave;
-
Të ndryshme.