Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dje ka qëndruar pesë orë në familjen e tij, në fshatin Burojë. Bëhet e ditur se arsyeja e ardhjes së Thaçit në familje është për të vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte disa probleme shëndetësore. Kjo është ardhja e parë e Hashim Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020. Atij iu ka lejuar të vijë në Burojë nën masa të ashpra të sigurisë për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Dje forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë. Po ashtu, në afërsi të shtëpisë së familjes Thaçi në Burojë dje ishte i vështirësuar edhe komunikimi, pasi siç duket për shkak të masave të sigurisë është ndërprerë edhe rrjeti i internetit dhe telefonisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …