Sot në fshatin Sfaraçak të komunës së Vushtrrisë me nderime ushtarake dhe me prani të familjes, shokëve, kolegëve, bashkëluftëtarëve si dhe shumë qytetarëve nga Vushtria, Mitrovica dhe e gjithë Kosova, u varros nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter Ahmet Menxhiqi. Duke përkujtuar kontributin e tij në luftën çlirimtare, Bajram Beqiri në emër të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Vushtri, theksoi se Ahmet Menxhiqit iu bashkua luftës për çlirim duke qenë pjesëtarë i dalluare i UÇK-së, në Brigadën 141 të Zonës Operative të Shalës. Edhe pse kishte moshë të re ai u shqua për disiplinën, kulturën dhe shpirtin luftarak duke marrë pjesë në shumë beteja deri në çlirimin e vendit. Në fund, u bën homazhe dhe u vunë kurora lulesh nga KOM i FSK-së, oficer e nënoficer ,shoqatat e ndalura nga lufta e UÇK-së , bashkëluftëtar e familjar të shumtë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Hykmete Bajrami, kritikon ministrin e financave për rritjen e pagave në sektorin publik
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Murati, …