Jeffry Hovenier

Hovenier: Kosova nuk do të marrë pjesë në “Mbrojtësi i Evropës 2023”. Ky është “sanksioni” i parë për Qeverinë Kurti

Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier e argumentoi vendimin me faktin se sipas tij Kosova nuk ka bashkërenduar veprimet me Amerikën. Në një takim me një grup gazetarësh, ai tha se kriza ishte e panevojshme dhe paraqet kthim prapa në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe siç ka thënë sekretari i Shtetit Antony Blinken do të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Për rrjedhojë, ai paralajmëroi se nëse nuk merren masa, Amerika  nuk do lobojë më për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, apo për integrimin e saj në institucionet ndërkombëtare. “Më duhet të them që në këtë moment i kemi kërkuar kryeministrit Kurti të marrë hapa urgjent që të arrijë uljen e tensioneve në veri. Nuk ka reaguar ndaj këtyre kërkesave tona. Kështu që jemi duke menduar se cilat do të jenë veprimet tona të mëtejshme. Mirëpo në këtë moment nuk do të gjeni shumë entuziazëm prej anës së SHBA-ve qe të reagojë ndaj interesave tjera të Kosovës, si për shembull të angazhohemi me shtetet që s’e kanë njohur Kosovën ose që të punojmë aktivisht në trajektoren e integrimit evropian e ndërkombëtar të Kosovës” , tha Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …