Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri, veçmas për raportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën. Ai ka thënë se miqësia me ShBA-në është produkt i djersës, mundit dhe sakrificës të shumë brezave. “Miqësia me ShBA-në është produkt i djersës, mundit e sakrificës të shumë brezave, i gjakut të UÇK-së. Kushdo që e cenon këtë miqësi të shenjtë, shkel mbi këtë mund e gjak, dhe tradhton amanetin e të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar deputeti i PDK-së, Ferat Shala në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …