Për të katërtën ditë me radhë po vazhdojnë protestat në veri të vendit, sot vërehet prani më e madhe e protestuesve, në Zveçan

Për të katërtën ditë me radhë po vazhdojnë protestat në veri të vendit, ndërsa për dallim nga e marta sot vërehet prani më e madhe e protestuesve në Zveçan. Tashmë ka filluar grumbullimi i protestuesve të cilët po kundërshtojnë praninë e kryetarëve në objektet komunale, ndërkaq ushtarët e KFOR-it tashmë kanë vendosur rrethojën me gjemba. Nga protestat e dhunshme në tri ditët e kaluara janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, janë provokuar gazetarët gjersa janë dëmtuar edhe veturat e mediave. Sot, sekretari amerikan Antony Blinken ka kërkuar nga palët që menjëherë të shtendosin  situatën. Nga Kosova ka kërkuar largimin e forcave policore, ndërkaq nga Serbia të ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …