leoni

KK i Malishevës, miratoi propozimet për ndarjen e çmimeve tradicionale për 16 Qershorin

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka vazhduar punimet e mbledhjes së pestë, ku anëtarët e KK-së, me shumicë të votave kanë miratuar propozimet e Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, për ndarjen e çmimeve tradicionale “Imer Krasniqi”-për trimëri dhe heroizëm, çmimin “Hamdi Berisha”-për kontribut në shollën shqipe dhe çmimin “Dr.Shpëtim Robaj”-për kontribut në shëndetësi. Fituesit çmimet do ti marrin më 16 Qershor, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve. Propozimet e Këshillit Organizativ, i ka prezantuar Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Përndryshe, pas miratimit të kësaj pike, anëtarët e kuvendit nga radhët e PDK-së, sërish kanë bllokuar foltoren në sallën në mbledhjeve, e më pas duke krijuar edhe zhurmë, për ta pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së pestë, në shenjë pakënaqësie, për mos vendosjen e fotografisë së Presidentit të vendit.

Duke e vlerësuar situatën e krijuar, dhe me qëllim të evitimit të situatave të pakëndshme, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi, ka ndërprerë vazhdimin e seancës.

Për të njëjtën çështje, mbledhja e pestë e rregullt e KK të Malishevës, ishte ndërprerë edhe me datën 27 maj 2016.

Për vazhdimin e seancës, kryesuesi i KK-së, Aziz Thaçi, do ti njoftoj anëtarët e kuvendit me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …