Drejtori i Bujqësisë në komunën e Rahovecit, z. Berat Duraku, së bashku me drejtorin për Kadastër dhe Gjeodezi, z. Afrim Oruqi dhe gjeodetët e komunës, kanë hapur rrugën publike në Zonën Kadastrale Rahovec në vendin e quajtur Sejan. Pas vendosjes së kufijve të pronës publike do të bëhet hapja dhe shtruarja e rrugës vreshtare në këtë territor, e cila ishte e bllokuar që disa vite. Do të vazhdojë rregullimi i rrugëve fushore dhe vreshtare duke krijuar qasje më të lehtë të bujqve të komunës së Rahovecit.