leoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën globale të sigurisë, në Bratisllavë

The Guardian: Albin Kurti është shprehur i hapur dhe i përgatitur për zgjedhjet e reja në katër komunat veriore me shumicë serbe

Gazeta autoritative britanike, “The Guardian” ka raportuar për konferencën që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur në Bratisllavë në kuadër të “Globsec”. Gazeta bën të ditur  se Albin Kurti është shprehur i hapur dhe i përgatitur për të konsideruar zgjedhjet e reja në katër komunat veriore me shumicë serbe. Këtë interpretim i “The Guardian” e ka nxjerrë nga deklarata e Kurtit gjatë konferencës ku ka thënë se nëse do të organizohen protesta paqësore në kërkim të zgjedhjeve të reja, atëherë serbët e kanë një kryeministër i cili do t’i dëgjojë e mbase edhe të pranojë kërkesën e tyre. Kurti e di fare mirë se nuk ka serb në veri që e pranon Albinin për kryeministër, por këtë e bën për krekosje, që i përshtatet karakteri të tij gjithnjë e më kontrovers, në pamundësi për të përballura situatën, tani kur hapur doli edhe kundër Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …