Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur tejet i shqetësuar për situatën e krijuar në veri të vendit. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë së AAK-së, Haradinaj ka thënë se situata në veri është e rëndë, duke shtuar se përgjegjës është kryeministri, Albin Kurti, i cili duhet të largohet nga pushteti pasi paraqet rrezik për vendin. Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se zgjidhja e vetme për këtë është nisja e mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, pasi sipas tij kryeministri ka shkuar në ekstrem. Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me Amerikën dhe BE-në. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes mediave sekretarit amerikan. Kurti ka shkuar në ekstrem me garantin tonë të sigurisë. Jemi falënderues Policisë së Kosovës. Kemi filluar komunikimin e ndërsjellët me grupet parlamentare. Nuk besoj që është çështje pozitë e opozitë”, ka thënë, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …