Skender Demaliaj

Dr. Skёnder Demaliaj: Republika Srpska (Bosnja dhe Hercegovina), Republika Serbe e Krajinёs (Kroaci) dhe Kosova

Republika Srpska: sipёrfaqja 24641km2, popullsia 170342 banorё. Ёshtё pjesё e Federatёs sё Bosnje-Hercegovinёs.

Sapo u shpall vendimi i Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё nё Hagё, i cili njohu lёgjitime pavarёsinё e Kosovёs, serbёt nё Bosnje dhe Hercegovinё deklaruan se edhe ata do ta shpallnin pavarёsinё. Sipas Milorad Dodik: “Bosnja dhe Hercegovina ёshtё njё shtet jofunksional i krijuar nga tё huajt dhe Marrёveshja e Dejtonit ёshtё thyer.” Rihapja e statusit tё serbёve tё Bosnjёs shihet si hapi i parё drejt bashkimit tё ardhshёm me Serbinё. Pra, sipas udhёheqёsit serb atje, Republika ёshtё e destinuar tё bёhet pjesё e shtetit serb nё shekullin e 21-tё. Bosnja duhet t’i kthehet Kushtetutёs (origjinale). Nёse kjo nuk ёshtё e mundur ajo duhet tё shpёrbёhet (https://www.vizionplus.tv/udheheqesi-serb-pro-rus-i-bosnjes-riperserit-kercenimin-per-shkeputje/).

Pёr udhёheqjen e lartё serbe nё Bosnjё, bashkimi me Beogradin duhet tё jetё detyra e vetme e elitёs politike nё vitet qё do tё vijnё. Pra Republika Srpska kёrkon tё shkёputet nga shteti i pёrbashkёt dhe tё organizojё vetё kompetenca tё rёndёsishme, si mbrojtja dhe drejtёsia, tё ketё agjensi mё vete pёr shёndetёsinё, ushtri mё vete. 120 dekrete tё Pёrfaqёsuesit tё Lartё, qё u vendosёn nga OKB-ja pas luftёs pёr avanimin e ndёrtimit tё strukturave tё pёrbashkёta, duhet tё sprapsen. Kёsaj Republike nuk i lejohet tё ketё ushtri tё vetёn. Kёshtu kjo po rrit forcёn e saj policore nёn pretekstin e luftёs kundёr terrorizmit. Bojkotojnё institucionet, kёrkojnё transferimin e kompetencave tek Republika Serbe dhe po vёnё nё lёvizje njёsitё paraushtarake. Presidenti serb Milorad Dodik nё mars tё vitit 2023 deklaroi: “Tani ata duan tё rrёmbejnё pronёn tonё, ndёrkaq unё iu them se nё momentin qё ju pёrpiqeni tё rrёmbeni pronёn tonё, ju keni thirrur njё seancё tё Kuvendit tё Republikёs Srpska, ku do tё marrim njё vendim pёr pavarёsinё… Ata duan vetёm njё gjё qё serbёt tё largohen. Rroftё idea e bashkimit tё popullit serb! Ne duam bashkim! Do ta bёjmё nё mёnyrё paqёsore”. Ky ka marrёdhёnie tё shkёlqyera me Aleksandёr Vuҫiҫ dhe Vladimir Putini. Ka bёrё disa vizita nё Moskё e Beograd, ndihmohet financiarisht dhe ushtarakisht si nga Beogradi, ashtu edhe nga Moska.

Republika Serbe e Krajinёs

Pёrfshin 30% tё territorit tё Kroacisё dhe 12% tё popullsisё. Krajina (serbisht) nё shqip do tё thotё atdhe. Pra atdheu i tyre ёshtё Serbia. Sipas serbёve aty dhe autoriteteve mё tё larta nё Beograd, ata duhet tё kenё mё shumё tё drejta dhe se janё tё rrezikuar nga neofashizmi kroat. Pra serbёt sipas tyre nuk ndjehen tё sigurtё, flamuri i Kroacisё ua kujton atyre Kroacinё e Paveliҫit, regjimin ustash, gjenocidin nё Jasenova. Serbёt organizuan njё Referendum, nё gusht tё vitit 1990, ku 97.7% e tyre u deklaruan pёr autonomi brenda Kroacisё. Udhёheqja kroate nuk e pranoi. Serbёt u armatosёn, organizuan barrikada dhe nё dhjetor tё vitit 1990 shpallёn Zonёn Autonome tё Krajinёs. Kur Kroacia shpalli pavarёsinё, Kёshilli Nacional Serb vendosi qё Zona Autonome e Krajinёs t’i bashkohet Jugosllavisё sё mbetur. Referendumi i Kroacisё u zhvillua, mё 11 maj 1991, Referendumi ilegal serb u zhvilluad, mё 12 maj 1991. Kёshtu u krijua Republika Serbe e Krajinёs me ndihmёn edhe tё Armatёs sё Jugosllavisё, nё tё cilёn komandёn e kishin serbёt. Deri nё vitin 1995 ishte e shkёputur nga Kroacia. Vukuvari u rrafshua, ashtu siҫ ndodhi me qytetin Mariupol, 31 vite mё vonё nga forcat okupuese ushtarake ruse.

Ushtria kroate ndёrmori operacionin ushtarak “Storm” (stuhia), mё 5 gusht 1995, operacioni mё i madh ushtarak tokёsor qё nga Lufta e Dytё Botёrore pёr tё ҫliruar pjesёn e territorit tё okupuar serb. Arriti fitoren dhe Republika Serbe e Krajinёs u vu nёn sovranitetin e Kroacisё. Pushoi sё ekzistuari. 200 mijё serbё u larguan nga shtёpitё e tyre. Sipas njё dokumenti tё publikuar, Mile Martiҫ, ish-presidenti i tё ashtuquajturёs Republikё Serbe e Krajinёs, urdhёroi qё serbёt tё largoheshin. Ashtu si Vladimir Putini flet tani pёr ҫlirimin e rusёve nё Ukrainё, Sllobodan Milosheviҫ foli atёherё pёr ҫlirimin e serbёve nё Kroaci. Lufta nё Slloveni, Kroaci, Bosnjё dhe Hercegovinё, Kosovё, e nxitur dhe e drejtuar nga Serbia pati pasoja tё mёdha: 4 milionё njerёz u shpёrngulёn nga shtёpitё e tyre, 140 mijё vdiqёn. Ultranacionalisti serb Sheshel ka deklaruar se “Nuk heq dorё nga Vukovari serb dhe Republika Serbe e Krajinёs dhe do tё bёjё gjithҫka qё tё jenё pjesё e Serbisё.” Kёtё deklaratё e bёri, mё 18 nёntor 2014 nё ditёn e pushtimit tё Vukovarit.

Komandanti kroat, Ante Gotovina u konsiderua i pafajshёm, nё vitin 2012 nga Gjykata e Hagёs. Po kёshtu kjo Gjykatё vendosi se as Kroacia, as Serbia nuk kanё kryer akte gjenocidi ndaj njёra-tjetrёs gjatё luftrave pёr shpёrbёrjen e ish-Jugosllavisё. Pra nuk ka gjenocid nё luftёn Serbi-Kroaci. Por ka gjenocid nё Bosnjё dhe Hercegovinё dhe nё Kosovё nga serbёt.

Pёrse rasti i Kosovёs nuk ёshtё i ngjashёm me rastin e Republikёs Srpska dhe tё Republikёs Serbe tё Krajinёs?

Po e argumentoj si mё poshtё:

  •  Ndaj serbёve as nё Bosnjё dhe Hercegovinё, as nё Kroaci nuk ka patur gjenocid. Nё Kosovё ka patur dhe ёshtё pranuar edhe nga organizmat ndёrkombёtare.
  • Federata e Bosnjёs dhe Hercegovinёs ёshtё krijuar nё bazё tё Marrёveshjes sё Dejtonit, e cila vazhdon tё jetё nё fuqi. Kosova ёshtё nёn administrimin e OKB-sё me miratimin e Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё, ku bёn pjesё edhe Rusia.
  • Republika Srpska (Bosnja dhe Hercegovina) dhe Republika Serbe e Krajinёs janё etnitete tё krijuara me dhunё. Serbёt nё kёto republika kanё ndjekur politikat e spastrimit etnik tё joserbёve dhe kulturave tё tyre.
  • Ndryshimet e kufijve me dhunё janё tё papranueshme nga OKB dhe Konferenca e Helsinkit.
  • Serbёt nё Bosnjё dhe Hercegovinё dhe nё Kroaci kanё qenё pjesё e Republikave tё Bosnjё dhe Hercegovinёs dhe tё Kroacisё, nuk kanё qenё element tё Federatёs Jugosllave, si Kosova. Me shpёrbёrje e Jugosllavisё tё drejtёn pёr shkёputje nuk e kanё pakicat. Serbёt nё Krajinё janё pakicё dhe duhet tё pranojnё shtetin kroat, u takojnё vetёm tё drejtat e pakicave.
  • Tё dyja kёto Republika nuk kanё patur njohje ndёrkombёtare, pёrveҫ Beogradit. Kosovёn e njohin 117 shtete tё botёs.
  • Bashkёsia Ndёrkombёtare trembet pёr destabilizimin e Bosnjёs dhe Hercegovinёs dhe tё Ballkanit. Kёshtu synon njё zgjidhje mё tё favorshme pёr Serbinё nё ҫёshtjen e Kosovёs. Serbёt arsyetojnё se me humbjen e Krajinёs u takon tё marrin diҫka si kompesim. Presin tё krijohen rrethana tё favorshme historike pёr tё marrё pjesёn serbe nё Bosnjё dhe Hercegovinё.
  • Republikat Serbe ishin produkt i strategjisё sё Beogradit pёr tё shkёputur territoret e shteteve fqinje, pёr t’iu bashkuar Serbisё, pёr tё krijuar “Serbinё e Madhe”. Kjo politikё vazhdon edhe sot me idenё e bashkimit tё sebёve nё tё gjitha hapёsirat serbe. Ёshtё e njёjtё me atё qё po ndjek Rusia, duke pushtuar territoret e shteteve fqinje: nё Ukrainё, Gjeorgji dhe Moldavi.
  • Komuniteti Ndёrkombёtar nuk i ka pranuar dhe nuk do t’i pranojё pushtimet e tokave tё shtetve tё tjera. Kosova asnjeherё nuk ka pushtuar toka tё tё tjerёve. As nuk ka ndёrmarrё sulme ushtarake. Ёshtё nё kufijtё e pёrcaktuar nga Kushtetuta e RSFJ e vitit 1974. Nuk ka pretendime pёr territore tё tjera, por as nuk do t’i japё asnjё centimetёr katror tjetёrkujt.

1  Dr. Skёnder Demaliaj, Pedagog nё Universitetin Mesdhetar tё Shqipёrisё

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …