Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive

Mikele Ristuccia: Asnjë ushtar i lënduar i KFOR-it nuk gjendet në rrezik për jetën

Gjenerali italian, Angjelo Mikele Ristuçia, komandant i kontingjentit të KFOR-it, duke folur për gazetën italiane, “La Repubblica” tregoi se  asnjë ushtar i lënduar i KFOR-it nuk gjendet në rrezik për jetën. “Siç e dini, tridhjetë ushtarë të KFOR-it, 19 hungarezë dhe 11 italianë, pësuan një sulm frikacak, gueril, urban të hënën e 29 majit. Ne u  gjendem pranë tyre dhe familjeve të tyre. Nëntë nga italianët janë në strukturën spitalore të bazës Camp Villagjo Italia, një është i shtruar në një strukturë në Prishtinë dhe një tjetër në Shkup. Mund të them se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, do të shërohen shpejt”. Ndërtesa komunale e Zveçanit u kthye në një sallë operative me një situatë jashtëzakonisht të paqëndrueshme, ka thënë mes tjerash gjenerali,  Ristuçia.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …