Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Viti

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, fillimisht kanë vizituar çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë”, në Viti. Me këtë rast kryetari Haliti, i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre, duke theksuar se fëmijët janë shtylla kryesore e motivit për zhvillimin e vendit. Më pas, kryetari Haliti dhe drejtoresha Ajeti, kanë pritur në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysen Tërpeza”, nga fshati Tërpezë. Kryetari Haliti ka kërkuar nga nxënësit që të jenë të përkushtuar në mësime dhe të arrijnë majat e suksesit, pasi që përmes një arsimi të mirëfilltë mund të zhvillohet shteti dhe shoqëria siç duhet.Po ashtu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari Haliti ka vizituar edhe nxënësit e shkollës së komunitetit serb në Viti, drejtorin dhe stafin arsimorë të kësaj shkolle. Përndryshe, për nderë të kësaj dite, drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, në bashkëpunim me Korin e Qytetit të Vitisë, kanë mbajtur festivalin për fëmijë dhe të rritur “Cover Fest”.

May be an image of 15 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …