Sot në Kishnjev të Moldavisë, biseduan udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane

Sot në Kishnjev të Moldavisë, u takuan  udhëheqësit e 27 vendeve  anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane. Ata po  diskutojnë për një varg çështjesh, por  edhe tensionet në veri të Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka takuar  kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  Kemi arritur në një pikë që është e domosdoshme që nivelet alarmante të dhunës të vërejtura në fillim të kësaj jave të ndalen menjëherë. Dështimi për ta bërë këtë mund të çojë në një situatë shumë të rrezikshme”, tha Borrel. Bëhet e ditur se edhe kryetarja, Vjosa Osmani, ndodhet në Kishinjev për të marrë pjesë në këtë samit. Ajo ka qëndruar ulur në sallë në mes të kryetarit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Sholc, të cilët duket se kanë dështuar ta bindin që të takohet  me kryetarin e Serbisë, Vuçiq. Vjosa  Osmani tha se Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj që synojnë destabilizimin e Kosovës për t’i dhënë fund dhunës në veri të vendit, ndërsa, Aleksander Vuçiq deklaroi  se për t’u ulur këto tensione, autoritetet e Kosovës duhet t’i tërheqin, kryetarët e supozuar nga komunat me shumicë serbe në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …