Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, priti në takim drejtuesit e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, bashkë me koordinatoren për  Asamblenë Komunale të Fëmijëve, Elesë Nebihu dhe koordinatoren e “Save the Children”, Hana Lamaxhema, takuan kryesinë e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Ferizaj, prirë nga kryetarja Anduena Jakaj. Në këtë takim, drejtori Llabjani së pari i përgëzoi mysafirët për punën e angazhimin e tyre si dhe i ofroi gjithë mbështetjen kryesisë së Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj, në aktivitetin e tyre, e cila mbështetje e gatishmëri nga Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, organizatat partnere si “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children”, ka ekzistuar gjithnjë por që do të vazhdoj edhe më tutje. Tutje, gjatë ditës, anëtarët e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj, marshuan në sheshin e qytetit në promovim të të drejtave të fëmijëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …