Nxënësit nga Shkolla e Mesme e Lartë Mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozheran të komunës së Vitisë në kuadër të projektit të shkëmbimit të shkollave “Super Schools” janë duke zhvilluar një takim me një shkollë nga Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në kryeqytetin Sarajevë dhe atë në ditën e pestë. Përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, bëjnë me dije se projekti u financua nga zyra lokale RYCO-s në Prishtinë, ambasada e Gjermanisë, Francës dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjithashtu ata janë përkrahur edhe nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.