Përgjigjja e dëshmitarit të mbrojtur: Nuk e kam parë as e kam njohur Pjetër Shalën, por kam dëgjuar nga të tjerët

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, avokati i Pjetër Shalës ka filluar marrjen në pyetje të dëshmitarit të shtatë të Prokurorisë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, avokati i  Pjetër Shalës po merr në pyetje dëshmitarin e shtatë të Prokurorisë. Kundër-pyetjet e mbrojtjes po zhvillohen në seancë të mbyllur për publikun. Kjo është dita e tretë që dëshmitari i mbrojtur paraqitet në gjykatoren e Speciales. Pjetër Shala, ndaj të cilit rëndojnë akuza për krime të pretenduara të luftës, po merr pjesë në këtë seancë përmes video-lidhjes nga qendra e paraburgimit. Në fillim të seancës, kryetarja e trupi gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka dhënë një urdhër gojor përmes të cilit lejohet përdorimi i disa dokumenteve të nxjerra rishtazi si prova nga ana e mbrojtjes. Bëhet fjalë për një fotografi dhe tri harta. Për dëshmitarin e shtatë të Prokurorisë të mërkurën kanë përfunduar pyetjet nga mbrojtësi viktimave, ndërsa më herët ato të Prokurorisë. Pjesë ma e madhe e dëshmisë së tij ka qenë e mbyllur për publikun ndërsa trupi gjykues ka deklaruar se pas përfundimit të dëshmisë transkripti do të rishikohet dhe do të bëhet publik.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …